Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka mirëpritur vendimin e Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian (CoR), që në dokumentet dhe komunikimet e tij publike të ndërpritet përdorimi i emërtimit “Kosovë” me asteriks*, dhe të përdoret thjesht “Kosovë”.
Përmes një postimi në X, Konjufca tha se ky hap e përafron Komitetin me Parlamentin Evropian dhe sipas tij, pasqyron qartësi më të madhe institucionale në lidhje me perspektivën evropiane të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Falënderime të veçanta për Gillian Coughlan, Kryetare e Grupit të Punës për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve dhe Raportuese për Zgjerimin, për mbështetjen e saj parimore dhe angazhimin e vazhdueshëm në lidhje me Kosovën”, ka shkruar ministri.
https://klankosova.tv/komiteti-i-rajoneve-i-be-se-heq-fusnoten-per-kosoven/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.