Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmet e regjimit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane dhe vendeve partnere në Lindjen e Mesme, duke theksuar se këto veprime tregojnë shpërfillje për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal.
Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka shprehur mbështetje të fortë për ShBA-në dhe aleatët në rajon.
"Kosova qëndron fort me aleatët tanë amerikanë dhe partnerët tanë në rajon kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar".
I strongly condemn the Iranian regime’s attacks against U.S. military bases and our partner countries in the Middle East. Today’s strikes on civilian areas in Jerusalem, which killed at least 9 people, as well as the indiscriminate attacks targeting commercial and residential…
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) March 1, 2026