Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë një letër nga kryetari i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresisti republikan Keith Self.
Në letër, Selfi uroi Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, si dhe shprehu besimin e madh që ka Kongresi i ShBA-së në udhëheqjen e saj, duke i ofruar njëkohësisht mbështetje të plotë.
“Dua të nënvizoj besimin jashtëzakonisht të fortë dhe bipartizan të Kongresit të Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës”, ka shkruar kongresisti Self në letrën e tij.
Ndërkaq, presidenca e konsideron këtë mesazh si rikonfirmim që "nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë normat demokratike, parimet kushtetuese dhe sundimin e ligjit, elemente thelbësore për konsolidimin e shtetit dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar”.
“Letra po ashtu thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen për objektivat strategjike dhe ekonomike afatgjata të Kosovës, me theks të veçantë në inkurajimin e anëtarësimit në NATO dhe forcimin e partneritetit euroatlantik si shtylla kyçe për stabilitet të qëndrueshëm dhe prosperitet në Ballkan, objektiva për të cilat Presidentja ka punuar përgjatë gjithë mandatit të saj”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
[caption id="attachment_2781236" align="alignnone" width="673"] Screenshot[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.