Lajmet e fundit

E kemi propozuar mocionin urgjent për të përkrahur gazetarët dhe mediat në Kosovë dhe për të dënuar, ose për të kundërshtuar gjobat që KPM-ja po vendos vazhdimisht kundër mediave. Jemi shumë të lumtur që kjo ka gjetur një përkrahje të madhe te të gjithë pjesëmarrësit e këtij kongresi, nga më shumë se 40 shtete të Evropës kanë pasur pjesëmarrës në këtë kongres dhe është votuar në mënyrë unanime teksti i propozuar nga AGK-ja që tash është rezolutë e Federatës Evropiane së Gazetarëve. Jo rezolutë, ky mocion i Federatës Evropiane të Gazetarëve i kundërshton këto gjoba si dhe i bën thirrje Vetëvendosjes që t’i ndalin sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave si dhe e fton KPM-në që t’i mos i kalojë kompetencat e veta”, ka thënë Rexha.Ai poashtu bëri të ditur se ky mocioni i bën poashtu thirrje Kuvendit të Kosovës në momentin që formohet që ta thërrasë në përgjegjësi KPM-në.