Një deklaratë e dhënë nga Rozana Radi disa vite më parë ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.
Ajo ka pohuar se kishte goditur dhe më pas kishte droguar këngëtaren Rovena Stefa me hapa gjumi, një video që përfshinte këtë histori është bërë virale tani dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Gazetari Agron Rexhepi ka dhënë më shumë detaje për këtë ngjarje, në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova, duke theksuar se këto ndodhi kanë ndodhur në periudhën kur të dyja këngëtaret ishin ndër më të kërkuarat në treg, gjatë viteve 2000-2010, njofton Klankosova.tv.
Rexhepi ka shpjeguar se ato kishin pasur ballafaqime mes tyre dhe ishin përplasur disa herë, duke përfshirë edhe përplasje fizike.
“Ka pasur një periudhë tensioni mes tyre, dhe konflikti ka nisur me një deklaratë të Rovena Stefës, ku ajo akuzonte Rozana Radin për vjedhjen e një kënge të saj. Kjo ka çuar në një sërë intervistash dhe akuzash nga të dyja palët, deri kur ka shpërthyer një konflikt fizik”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet, në videon vijuese:
https://youtu.be/RxRQZN9OOjQ
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek yje dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.