Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e së martës qytetin e Memaliajt të Tepelenës, duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj, ndërsa sipas informacioneve të
Top Channel, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, i cili dyshohet se ka qenë i hershëm dhe ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga 29-vjeçari Donaldo Nela, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Memaliajt. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij krimi.
https://klankosova.tv/krimi-ne-memaliaj-te-gjirokastres-ky-eshte-30-vjecari-qe-humbi-jeten/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.