Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në zonën e ish-prakut në Tiranë.
Njëri prej personave dyshohet se është plagosur pasi është therur me thikë.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja mes tyre ka eskaluar duke bërë që njëri nga personat e përfshirë të mbetet i dëmtuar.
I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, si dhe identifikimin e personave. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.