26.12.2022 · përditësuar para 1305 dite1 min lexim
Të dielën në mbrëmje janë konfiskuar 910 fishekë në pikën kufitare në Merdarë.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.
“Është raportuar se në dalje të RKS-së gjatë kontrollit të autobusit, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62 milimetra. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.