Lajmet e fundit

Sami Khedira ka bërë me dije se do të jetë pjesë e Juventusit.
28 vjeçari ka pranuar një marrëveshje kater vjeçare me ekipin nga Torino, i cili është në Serie A.
Kontrata e mesfushorit gjerman skadon në fund të qershorit të këtij viti, ku ky i fundit veçse ka konfirmuar se nuk do ta vazhdojë qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.
Zyrtarisht ai do të jetë lojtar i Juventusit më një korrik, kur të kompletohen të gjitha procedurat e transferimit nga Real Madridi, ekip me të cilin ka fituar La Ligën , Champions League dhe Copa del Rey, transmeton Klan Kosova.
Fituesi i Botërorit i cili ka qenë pjesë e Real Madrid që prej vitin 2010, ka qenë objekt spekulimesh dhe diskutimesh lidhur se në cilin ekip do të kalojë, ku një kohë u përfol edhe për një transfer të mundshëm drejt Arsenalit.
Në një intervistë për revistën gjermane Kicker Magazine disa javë më parë, ai tha se dëshironte një aventurë dhe një sfidë të re.