Nesër me fillim nga ora 20:45 në "Fadil Vokrri" do ta zhvillojë ndeshjen e radhës e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.
"Dardanët" në Prishtinë do të jenë nikoqirë të Sllovenisë.
Sot, trajneri Franco Foda, dhe portieri Arjanet Muriq, kanë mbajtur konferencë për media.
Trajneri gjerman, konfirmoi një mungesë tejet të madhe në formacion, atë të Qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova.
”Dellova fatkeqësisht është i lënduar dhe nesër nuk do të jetë në dispozicion për kombëtaren e Kosovës”, deklaroi ai gjatë konferencës njofton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.