Është konfirmuar se vizita shtetërore e shumëpritur e Mbretit Charles në ShBA do të zhvillohet sot pavarësisht të shtënave në Uashington.
Donald Trump komentoi vizitën në intervistën e tij mbrëmë në “60 minutes” të CBS News, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se është shumë mirë, ai do të jetë shumë i sigurt”, tha Trump në intervistë.
“Territori i Shtëpisë së Bardhë është vërtet i sigurt”.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se nuk kishte asnjë tregues nga autoritetet se kishte kërcënime shtesë ndaj tij ose zyrtarëve të tjerë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.