Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të Mitrovicës.
Lajmi u konfirmua nga Emergjenca e Spitalit.
"Po, një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pajetë do ta marrë mjekësia ligjore. Më tepër informata s'kemi për të. Po ashtu edhe një person i lënduar është sjellur tek ne ", thanë nga Emergjenca e Mitrovicës për Klankosova.tv
Pak më herët u bë e ditur se në aksident ishin të përfshirë një motoçikletë edhe një veturë.
Do t'ju mbajmë të informuar lidhur me rastin./ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/dyshohet-per-aksident-me-fatalitet-ne-mitrovice/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.