Lajmet e fundit
"Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë", ka thënë Federata e Futbollit të Kosovës në një komunikatë

Federata Shqiptare e Futbollit, ka konfirmuar lajmin për zhvillimin e një miqësoreje mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ditë më parë u tha se Shqipëria nuk kishte arritur të marrë pëlqim nga Zvicra, por tani gjithçka është zyrtare dhe miqësorja do të zhvillohet në Cyrih.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Fedarata e Futbollit të Kosovës, që përmes një komunikate ka thënë se pas angazhimit të Fadil Vokrrit është arritur që miqësorja të luhet më 29 maj.
"Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë".
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin Letzigrund në Cyrih në orën 20.00.