19.04.2023 · përditësuar para 1191 dite1 min lexim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin.
Krasniqi është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate të dërguar për media, njofton Klan Kosova.
“Po ashtu, njësia e veçantë e hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura”.
“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuterë, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit, personi në fjalë është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.