Vdekja e 19-vjeçares kanadeze në Australi është konfirmuar se është shkaktuar nga sulmi i qenve dingo.
Trupi i Piper James, u gjet më 19 janar, i rrethuar nga rreth dhjetë dingo në K'Gari (i njohur më parë si Ishulli Fraser), pranë bregut lindor të Queensland.
Sipas mjekut ligjor, Piper vdiq si pasojë e plagëve të shumta nga qentë, raporton BBC, trasnemton Klankosova.tv
Rreth 200 dingo jetojnë në K'Gari dhe mbrohen si specie vendase me ligj.
Sulmi i fundit fatal nga një qen dingo në ishull ishte në vitin 2001, kur një djalë 9-vjeçar u sulmua për vdekje. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.