Për herë të parë në Prishtinë u organizua “Prishtina Music Conference” event ky që po synon të vendos Kosovës në hartën e konferencave botërore e ndër të tjera të promovojë artistët e muzikën kosovare.
Në eventin që filloi të premtën e vazhdoi për dy ditë u mbajtën aktivitete të ndryshme e erdhën muzikantë nga e gjithë bota. Ndër ta edhe artisti me famë botërore, Dukagjin Lipa, i cili tregoi historinë e suksesit kur bashkë me të bijën Duan, themeluan festivalin “Sunny Hill”.
Lipa tha se perceptimi i botës për Kosovën ndryshoi për të mirë, ndër vite.
Në konferencën e muzikës, nuk mungoi as kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, që tha se në mandatin e tij synon t’i japë më shumë hapësirë kulturës.
Edicioni i parë i “Prishtina Music Conference”, që synon të bëhet tradicional, u mbështet edhe nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës e ambadasat e shteteve të huaja.
https://www.youtube.com/watch?v=wav8NqLVPA4
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.