Lajmet e fundit

Mesfushori pranon se intervenimi i trajnerit të Interit ka bërë që ai të vendos për Nerazzurët në vend të Milanit.
Geoffrey Kondogbia ka zbuluar një telefonatë prej trajnerit të Interit Roberto Mancini e ka bindur ata të bashkohet me Interin , në një marrëveshje prej 40 milionë euro me Monacon.
Reprezentuesi francez i ka bërë testet mjekësore të hënën pas një nënshkrimi të një marrëveshje prej 4 milionë eurove për stinor, i cili më parë ishte i vendosur për t’u bashkuar me AC Milanin.
Megjithatë,Kondogbia tha se intervenimi i Mancinit ia ka mbushur mendjen atij ta zgjedhë klubin nerazzur në vend të rivalëve të tyre.
“Është një kënaqësi e vërtet për mua dhe shpresojmë që do arrijmë gjëra të mëdha së bashku” tha ai për kanalin televiziv të klubit.
“Unë kam folur me Mancinin para një jave.”
“Ajo çfarë ka thënë ai me të vërtet më ka bindur mua. Unë nuk mendoj se ju mund t’i thoni jo një klubi si Inter”. Tha Kondogbia.