Lajmet e fundit
Mesfushori është i lumtur me përgatitjet e parasezonit, ndërsa pranon se Roberto Mancini është arsyeja pse ai iu bashkua klubit.

Mesfushori i ri i Interit, Geoffrey Kondogbia beson se skuadra ka kualitetet e nevojshme për të fituar Scudetton këtë sezon.
Reprezentuesi francez u transferua nga Monaco për 35 milionë euro, ndërsa neroazurët këtë verë nënshkruan edhe me Mirandan, Montoyan dhe Murillon.
Kondogbia është i bindur se skuadra mund të renditet lartë në tabelë e ndoshta edhe të jetë në garë për titull.
“Është ende herët të flitet, por ne jemi duke bërë të gjitha përgatitjet.
“Duhet të punojmë shumë dhe të jemi të fokusuar gjatë gjithë sezonit”.
Francezi pranoi se ai iu bashkua skuadrës kaltër e zi shkaku i trajnerit Roberto Mancini.
“Është e vërtetë që e zgjodha këtë skuadër shkaku i trajnerit”.
“Më duhet poashtu të them se jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj që të përshtatem së shpejti”.