Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj do të mbajë një koncert në Amerikë.
Me këtë rast, fotografia e tij është shfaqur në billbordin e Time Square, njofton Klankosova.tv.
Ai ka njoftuar se koncerti do të mbahet më 12 prill në St. George Theatre.
“Shqiptarët e mi të dashtun, përshëndetje nga Time Square. Ju ftoj të gjithëve në koncertin tim në New York, më 12 prill 2024 në St. George Theatre, në ora 7:30 PM! Koncert i cili i dedikohet i tëri komunitetit shqiptarë dhe aleatëve, miqve tanë të cilët kanë dhënë gjithçka dhe në çdo kohë për të mirën e shqiptarëve. Artistët e mrekullueshëm që do e pasurojnë këtë mbrëmje përveç orkestrit simfonik janë dirigjentët Elda Laro dhe Steven Fang si dhe Sopranoja dibrane Deshira Ahmeti”, ka shkruar Lahaj në Instagram, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.