Lajmet e fundit

Të jesh pjesë e një koncerti është më e dobishme për mirëqenien tuaj se sa yoga apo shëtitja e një qeni.
Kështu thotë një studim i ri nga një Universitet i Londrës, ndërsa potencohet në raport se njerëzit që dëgjuan 20 minuta muzikë të gjallë kishin një përmirësim prej 21 për qind në humorin e tyre, ndërsa ata që morën një klasë yoga për të njëjtën kohë, rritën mirëqenien e tyre me vetëm 10 për qind, njofton Klan Kosova.
Studimet e mëparshme kanë zbuluar se muzika liron kimikate që përmirësojnë disponimin në tru dhe se i bën njerëzit më të lumtur prandaj dhe jetojnë më gjatë.
Sipas këtij hulumtimi dëgjimi i muzikës live mund të shtojë më shumë vite jetë për një njeri, njofton Klan Kosova.