Kino Armata prezanton filmin e rradhës “Koncert në vitin 1936” si pjesë e programit “Netët e Filmit Shqiptar”, një retrospektivë filmash të prodhuar në Shqipëri gjatë viteve ’70–’90, të cilët do të shfaqen deri në nëntor si pjesë e programit publik të kinemasë.
Ky cikël organizohet së bashku me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.
Filmi, “Koncert në vitin 1936” me regji nga Saimir Kumbaro, do të shfaqet sonte prej orës 20:00, në verzionin e tij të restauruar dhe do të përmbaj titra në gjuhën angleze.
Dy artiste të reja, një këngëtare (Donika Prokopi) dhe një pianiste (Eleni Jankollari), udhëtojnë nga Tirana drejt qyteteve të provincës, për të dhënë koncerte.
Në këtë udhëtim, ato hasin përkrahje dhe mirësjellje nga njerëz të thjeshtë, por edhe rezistencë dhe pengesa nga autoritetet lokale që duan të shfaqen të qytetëruara, por në të vërtetë janë konservatore dhe burokratike.
Sfidat kulmojnë kur autoritetet përpiqen të pengojnë koncertin në qytetin e Lushnjës, për të kontrolluar dhe imponuar vullnetin e tyre mbi artin dhe artistët./Klankosova.tv

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.