15.02.2018 · përditësuar para 3068 dite1 min lexim
Koncerti madhështor me rastin e 50 vjetorit të karrierës së Sabri Fejzullahut dhe 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka mbledhur në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës rreth 1000 spektatorë.
Ky manifestim shënon dhe 9 vjetorin e themelimit të televizionit Klan Kosova.
Në këtë koncert madhështor, të realizuar në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës, janë të pranishme edhe personalitete të shquara të jetës publike.
Sabri Fejzullahu shënon gjysmë shekulli karrierë muzikore, celebrim i cili ka mbledhur plot emra të njohur të muzikës shqiptare: Ledina Çelo, Leonora Jakupi, Ermal dhe Armend Fejzullahu, Vikena Kamenica, Petrit Çarkaxhiu, Kastriot Tusha, Ledri Vula, Lum Berisha dhe Dhurata Dora.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.