Lajmet e fundit

Komuniteti boshnjak në Kosovë ka dalë më një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mosmiratimit në Kuvendin e Shqipërisë të rezolutës që e njeh gjenocidin e kryer në Srebrenicë të Bosnje Hercegovinës.
Në këtë njoftim u tha se ata janë të befasuar por edhe thellësisht të prekur nga mosmiratimi i kësaj rezolute.
"Refuzimi juaj për të miratuar rezolutën që dënon gjenocidin ndaj popullit të Srebrenicës, e cila u miratua nga pothuajse të gjitha parlamentet në rajon, ka prodhuar një perceptim në komunitetin boshnjak se Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet gjenocidin dhe kulturën e mohimit që promovohet në mënyrë aktive nga serbët".
"Ne besojmë se një qëndrim i tillë ndaj gjenocidit të Srebrenicës bie ndesh me strukturën ideologjike të Partisë Socialiste në Shqipëri. Konsiderojmë se jeni të detyruar moralisht t'i shpjegoni publikut kontekstin në lidhje me Republikën e Shqipërisë, që u soll me rastin e zhvillimeve të fundit në Kuvend", thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se ata presin që të reagohet nga Rama për këtë veprim të mosmiratimit të kësaj rezolute.
"Duke pasur parasysh vuajtjet e përbashkëta të boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës, presim që të ndërmerrni veprimet e nevojshme drejt miratimit të rezolutës që dënon gjenocidin e Srebrenicës dhe të merrni rol aktiv në kritikën e kulturës së mohimit", thuhet në njoftim.
https://twitter.com/dzudzevico/status/1526686917114437634/photo/1