Komuna e Prishtinës ka njoftuar se se që nga nesër, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me insulinë.
Bëhet e ditur se furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
"Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj. Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm", njofton Komuna e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.