Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër (7 Prill, 2020) nuk do t’iu ofrojë shërbime qytetarëve të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza.
Ky vendim vjen si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, njofton Klan Kosova.
“Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. Bashkë mund ta tejkalojmë këtë sfidë më shpejtë dhe më lehtë”.
Për t’u informuar më shumë rreth masave të Komunës së Prishtinës për parandalimin e kësaj pandemie, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/shpend-ahmeti-ne-kete-faze-sheshet-smund-te-perdoren-si-hapesira-te-shetitjes1/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.