Komuna e Mitrovicës sot ka bërë inicimin e procedurës për trajtimin e qenve agresivë.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Faton Peci, i cili tha se siguria e qytetarëve është në radhë të parë, raporton Klankosova.tv.
Përmes një deklarate në Facebook, ai thotë se problemi më akut në qytetin e Mitrovicës, është pikërisht prezenca e theksuar e qenve agresivë.
“Angazhimi i ynë është maksimal që këtij problemi të kamotshëm t’i gjendet zgjidhja. Sot, u bë inicimi i procedurës për trajtimin e qenve agresivë. Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, ka shkruar Peci.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.