874 fermerë të Komunë së Gjilanit kanë përfituar 200 mijë kilogramë farë të cilët i ka shpërndarë komuna.
Alban Hyseni, kryetar i këtij institucioni, ka thënë se kjo është përkrahja më e madhe ndonjëherë për bujqit.
“Përkrahja më e madhe ndonjëherë në komunën e Gjilanit me farë gruri dhe numri më i madh i fermerëve përfitues, vazhdim i projekteve dhe përkushtimit tonë si qeverisje për fermerët”, ka thënë ai, transmeton KlanKosova.tv.
Hyseni ka theksuar se afërsia me fermerë, planifikimi i përbashkët e diskutimet paraprake kanë dhënë suksese.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.