Lajmet e fundit

Genc Tukiçi ka kompozuar himnin kushtuar Nënë Terezës, mbi një motiv të Lorenc Antonit dhe tekst të Gonxhe Bojaxhiut. Pianisti dhe kompozitori shqiptar, do të paraqitet në Kosovë në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Nënë Tereza do shpallet shenjtore në shtator të vitit 2016.
“Kjo është një ide e ardhur nga Inva Mula", thotë ai.
"Ajo më propozoi këtë material që unë ta orkestroja mbi një motiv muzikor të Lorenc Antonit dhe tekst të Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës”.
Javën e ardhshme kompozimi do të regjistrohet në Tiranë.
Më 5 shtator bëhen 18 vjet nga vdekja e nobelistes Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza.
Gazetarja e Klan Kosovës Dafina Smajli javën e kaluar e ka realizuar një kronikë për himnin e Nënës Terezë, në të cilën është paraqitur edhe teksti i himnit.