Kompozitori i njohur shqiptar, Fahri Beqiri, do të varroset sot në orën 17:00.
Ndërkohë kanë nisur homazhet për të ndjerin në Teatrin Kombëtar në kryeqytet, njofton Klan Kosova.
Beqiri ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, muzikanti Ylber Asllanaj, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar Asllanaj.
https://klankosova.tv/nisin-homazhet-per-kompozitorin-fahri-beqiri/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.