Lajmet e fundit

Potencialisht, ju mund të merrni e të jepni shumë komplimente. Komplimentet janë shprehje e admirimit dhe lavdërimit.
Shumë shpesh, komplimentet orientohen rreth aparencës së dikujt, trupit, rrobave, flokëve grimit dhe stilit. Ju mund ta komplimentoni një koleg mashkull për setin e ri të rrobave apo një femër për aromën e parfumit të saj. Dhe përderisa njerëzit i marrin komplimentet, egoja e tyre dhe vetëbesimi sa shkojnë e rriten.
Të marrësh një kompliment që thuhet me sinqeritet, të bën të ndjehet shumë mirë. Kjo e demonstron se personi tjetër i vlerëson shumë idetë dhe kualitetet e tua.
Por janë disa komplimente të cilat s’kanë të bëjnë asgjë as me dukjen tuaj e as me aromën e parfumit që mbani. Ato kanë të bëjnë me personalitetin tuaj dhe janë me shumë më vlerë.
"Ju jeni shumë special"
"I bëni gjithmonë njerëzit të qeshin"
"Jeni gjithmonë i gatshëm për mua"
"Jeni shumë pozitiv dhe gjithmonë e shihni anën e mirë të gjërave"
"Jeni prind i mrekullueshëm"
"E keni zemrën e artë"