Lajmet e fundit

Procesi i blerjes së klubit futbollistik Chelsea ka përfunduar, pasi Roman Abramovich ra dakord me kushtet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për shitjen. Qeveria më pas lëshoi një licencë që lejon shitjen.
Një epokë e re në Stamford Bridge mund të fillojë zyrtarisht, pasi Todd Boehly, bashkëpronar i LA Dodgers në bejsboll, bleu klubin për gati 5 miliardë dollarë.
Shitja do të ndjekë një proces me dy hapa, sipas të cilit 2.9 miliardë euro do të shkojnë për bamirësi për viktimat e luftës në Ukrainë, ndërsa shuma e mbetur do të investohet në klub.
Chelsea fitoi 21 trofe nën drejtimin e Abramovich, duke përfshirë pesë tituj të Premier Leagues, dy Liga të Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.
Abramovich u detyrua ta shesë Chelsea, pasi Mbretëria e Bashkuar i vendosi sanksione rusit, për shkak të lidhjes së tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.