Lajmet e fundit

Teniserët, Dimitrov, Karatsev, Djokovic, Zverev, Rublev, Medvedev, Tsitsipas dhe Nadal, janë kualifikuar në çerekfinale të “Australian Open”.
Derisa katër të parët e arritën këtë nivel të garës me fitoret e së dielës, katër të fundit triumfuan në mëngjesin e së hënës, njofton KlanKosova.tv.
Rafael Nadal fitoi kundër Fabio Fogninit 3-0 në sete, në takimin që zgjati 2 orë e 19-të minuta, ndërsa me të njëjtin rezultat por për më pak kohë, Medvedev triumfoi ndaj McDonald.
Në anën tjetër, Rublev fitoi 2-0 në sete në takimin e ndërprerë me Ruud. Kjo për shkak se ky i fundit, u detyrua ta dorëzoi lojën për shkak të problemeve muskulore në bark.
Për shkak të të njëjtit problem që e kishte garuesi tjetër, Berrettini, nuk u zhvillua fare ndeshja e fundit e 1/8 së finales me Tsitsipas, duke i mundësuar këtij të fundit kalimin tutje pa u lodhur fare në fushë.
Greku këtë të mërkurë në çerekfinale do të ndeshjet me Nadal, ndërsa të njëjtën ditë çifti tjetër që do ballafaqohen janë Rublev kundër Medvedev.
Një ditë më herët, të martën, Dimitrov takohet me Karatsev, ndërsa Djokovic me Zverev.
Këto dy ditë, do të jenë edhe çerekfinalet e femrave, ku spikasin duelet mes Serena Williams dhe Simona Halep, si dhe takimi i numrit një të botës, Ashleigh Barty ndaj Karolina Muchova.
Numri 3 i botës, Osaka do të ballafaqohet me Hsieh, ndërsa dueli amerikan, Brady-Pegula, përmbyllë takimet çerekfinale në këtë konkurrencë.