Edhe pse ekipi i Milanit kishte një ditë të lirë, Rafael Leao dhe Christopher Nkunku vendosën të punojnë individualisht në qendrën stërvitore për të përshpejtuar rikuperimin e tyre.
Leao, i cili mungoi në fillim të sezonit pas një dëmtimi në pulpë që e pësoi menjëherë pas golit kundër Barit, po vazhdon programin personal dhe mund të rikthehet me grupin gjatë kësaj jave.
Sa i përket Nkunku, gjendja e tij po përmirësohet ndjeshëm dhe seanca shtesë i shërbeu për të fituar më shumë ritëm.
Mister Massimiliano Allegri tashmë ka sytë te sfida e së dielës kundër Bolognës në San Siro (20:45), ku rikthimi i dyshes do të ishte një lajm i madh për kuqezinjtë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.