Lajmet e fundit

Interi e ka bërë prioritet transferimin e kapitenit të Manchester City-t, Vincent Kompany, raporton Interlive.it.
Ata besojnë se mund t’ia ofrojnë belgut një kontratë të madhe, me idenë se ditëve të tij te kampioni në fuqi i Anglisë iu ka ardhur fundi.
Klubi po ashtu ka interesim në dyshen e Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen, por ata dy janë opsione të vështira për t’u transferuar.