Lajmet e fundit
Djajtë e kuq nuk e kanë parë përballjen me Cityn si diçka të rëndësishme para epokës së Sheikh Mansourit, ka thënë mbrojtësi belg.

Vincent Kompany beson se përballja për dominancë në Manchester është e baraspeshuar.
Në ditët e tij të para tek City, Kompany ka thënë se Unitedi nuk e ka parë këtë si përballje të rëndësishme, por kjo gjë ka ndërruar me triumfet e Citizens në sezonet 2011-12 dhe 2013-14.
“Shtatë vjet më parë kjo përballje s’ishte aspak e rëndësishme”.
“Ne gjithmonë kemi shpresuar që mund të bënim diçka, por ata ishin shumë të fortë për neve”.
“Kjo ka ndërruar me vite – me raste ka qenë edhe e kundërta”.
“Mendoj që tani gjithçka është e balancuar”.
“Është përballje me 50/50 gjasa”.