Lajmet e fundit
Kapiteni i ‘Citizens’ mendon se reprezentuesi belg do të ishte lojtar i rëndësisshëm për skuadrën.

Vincent Kompany ka folur në superlativ për Kevin De Bruyne, duke e cilësuar si lojtar të shkëlqyer në të gjitha aspektet.
Mesfushori belg që ka kohë që është i lidhur me një kalim tek Manchester City shihet si lojtar shumë i rëndësishëm dhe shumë me ndikim për skuadrën nëse ai do të kalonte në Etihad Stadium.
“Ai është lojtar që do të na ndihmonte shumë”.
“Është i shkëlqyer në të gjitha aspektet”.
“Nëse ai do të transferohej tek ne, do të ishim shumë të lumtur dhe më të fortë sezonin që po vjen”.