Një kompani teknologjike në Denver të Colorados, po konsiderohet se ka bërë pothuajse veprimin më bujar të pushimeve në vend.
Bëhet fjalë për FullContact, kompani kjo e menaxhimit të kontakteve, e cila ka deklaruar se do të paguaj punonjësit e saj 7,500$ për të shkuar në pushime, njofton Klan Kosova.
Këto deklarime i dha Drejtuesi dhe bashkë-themeluesi i FullContact, Bart Lorang, i cili quajti diçka të tillë, punë të kryer.
Por sipas tij janë disa rregulla, ku punonjësit duhet t’u përmbahen për të marrë paratë, për të arritur të fitojnë edhe bonus.
1.Duhet të shkoni në pushime, ose nuk do të merrni paratë.
2. Ju duhet të çkonektoheni nga teknologjia.
3.Duhet të mos punoni asgjë gjatë pushimeve.
Por pse një kompani teknologjike, të ndërpres kontaktet e punonjësve të saj me mjetet teknologjike, duke detyruar kështu që të fikin celularët e tyre dhe të mos përdorin asnjë rrjet social?
‘’Ne jetojmë në një botë ku ka aq shumë teknologji tani, ne jemi të mbyllur gjatë gjithë kohës’’, tha Lorang për Huffington Post, njofton Klan Kosova.
‘’Kjo ka shumë ndikim në trurin tonë, në drejtim për të përjetuar një kreativitet të vërtetë, gëzim, dashuri dhe gjëra të kësaj natyre. Pra është më se e rëndësishme pëer t’u bërë njeri përsëri’’., tha Lorang, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.