Kompania “Facebook”, pak ditë më parë ndryshoi emrin dhe logon, mirëpo po përballet me akuza për vjedhjen e logos.
Një kompani farmaceutike gjermane "M-sense" pretendon se logoja e korporatës "Meta" është e inspiruar nga ta, përcjell Klankosova.tv.
Duke ironizuar me këtë gjë, kjo kompani farmaceutike tha se ndjehen të nderuar nga kjo gjë.
“Ndihemi të nderuar që Facebook u frymëzuar nga logoja e aplikacionit tonë. Ndoshta ata do të frymëzohen edhe nga procedurat tona të privatësisë së të dhënave”, thuhet në shkrimin e kompanisë "M-sense".

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.