Komiteti për menaxhimin e pandemisë, në kuadër të ShSKUK-së, do të mblidhet sot për të diskutuar për situatën me COVID-19, pas rritjes së numrit të rasteve.
Klan Kosova merr vesh se ky takim do të mbahet në orën 13:00.
Në këtë komitet bën pjesë drejtori i ShSKUK-së Valbon Krasniqi dhe disa drejtues të klinikave të QKUK-së që janë përballur dhe përballen me COVID-19.
Rastet e reja me koronavirus janë rritur dukshëm ditëve të fundit ku tashmë numri i infektimeve ditore është treshifror. Nga COVID-19 janë regjistruar edhe vdekje, ku veç në 24 orët e fundit janë konfirmuar dy humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK-ja në vazhdimësi po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj COVID-19 duke rikujtuar se në rajon dhe Evropë është duke u shënuar një valë e re dhe se pandemia akoma s'ka përfunduar.
Po ashtu po apelojnë për vaksinim me dozën e parë (për ata që nuk janë vaksinuar akoma), dozën e dytë dhe të tretë, dhe dozën e katërt për personat e moshës mbi 60 vjeçare.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.