Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka komentuar mbi ngjarjet e mbledhjes përgatitore të Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të RTK-së, duke e cilësuar atë si tronditëse.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari tha se, që nga viti 2012-2013, kur ka filluar të monitorojë Kuvendin, nuk ka parë kurrë diçka të tillë.
Ajo nuk dha detaje shtesë për ngjarjet e ndodhura gjatë mbledhjes, por njoftoi se do të publikohen më vonë ose nesër.
“Detajet më vonë ose nesër, pasi të përfundojë edhe mbledhja për anëtarët e KPM-së, e cila mbahet sot në orën 14:00”, shkroi Kusari, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë mbledhjes së këtij Komisionit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është përplasur me deputeten e VV-së, Arbëreshë Kryeziu.
Të njëjtën, Musliu e ka lëshuar pasi tha “nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e maskaradave”.
https://klankosova.tv/musliu-vv-se-ne-komisionin-per-bordin-e-rtk-se-nese-doni-te-kapni-institucionet-kallxoni/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.