Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë për një grant 400 milionë euro.
Këto mjete do të merren nga Fondi i Solidaritetit i Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen pas tërmetit që goditi Turqinë një vit më parë.
Nënshkrimi i marrëveshjes ka zënë vend në Bruksel, dhe është firmosur nga Komisionarja për Kohezion dhe Reforma, Elisa Ferreira dhe zëvendësministrit të Jashtëm të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, transmeton KlanKosova.tv.
Ky është granti më i madh për një vend kandidat që prej vitit 2002. Granti është pjesë e mbështetjes së paralajmëruar prej 1 miliard për Turqinë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.