Komisioni Evropian ka dhënë të hënën miratimin për përdorimin e vaksinës ndaj COVID-19 të zhvilluar së bashku nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se numri i parë i vaksinave do të transportohen nga vendi i prodhimit në ditët në vijim për t’u shpërndarë në të gjithë BE-në.
“Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të filluar përfundimisht kthimin drejt një faqe të re ndaj COVID-19”, vuri në dukje ajo, duke shtuar se kjo vaksinë e parë është “një histori e vërtetë evropiane e suksesit”.
Vendet e Bashkimit Evropian duke përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Italinë kanë thënë se planifikojnë të fillojnë vaksinimet nga 27 dhjetor.
Kujtojmë se Agjencia Evropiane Barnave (EMA) ka rekomanduar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian.
https://twitter.com/EU_Commission/status/1341074027742433283
https://klankosova.tv/evropa-pritet-te-miratoje-sot-vaksinen-kunder-covid-19/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.