Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se procesi i zgjerimit po ecën me ritmin më të shpejtë në 15 vitet e fundit, duke përmendur disa vende të Ballkanit Perëndimor si më afër anëtarësimit.
Ajo tha se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2029, ndërsa Shqipëria është në fazë të avancuar të negociatave. Kos përmendi gjithashtu mundësinë e rikthimit të Islandës në BE përmes referendumit.
“Unë mund të përmendi emrat e vende ; Mali i Zi do të jetë anëtarja e re e BE-së në mandatin tim të komisioneres që është deri në vitin 2029. Unë do të isha shumë e lumtur nëse Islanda do të kthehej -kjo do të vendoset me referendum që mbahet në fund të muajit gusht. Kurse Shqipëria është në procesin e mbylljes së kapitujve drejt anëtarësimit. Kështu që lëvizja që e kemi në procesin e zgjerimit është me e madhe sesa në 15 vitet e fundit.”
Sipas saj, nevojitet një zotim i qartë nga liderët e BE-së për përshpejtimin e procesit të zgjerimit.
Ajo shtoi se dinamika e zgjerimit lidhet edhe me luftën në Ukrainë dhe zhvillimet gjeopolitike në Evropë.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.