Lajmet e fundit

Edwards gjithashtu theksoi mungesën e kontrollimit të videove live apo livestreams nga rrjeti social.
Debati botëror mbi livestream në rrjetet sociale u ndez pasi ky mjet ishte përdorur nga sulmuesi në Christchurch muajin e kaluar që la 50 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
"Ata lejojnë transmetimin e drejtpërdrejtë të vetëvrasjeve, përdhunimeve dhe vrasjeve, vazhdojnë të mbajnë dhe publikojnë videon e sulmit të xhamisë, lejojnë reklamuesit që të synojnë 'armiqtë e hebrenjve' dhe segmente të tjera të urryera të tregut dhe refuzojnë të pranojnë ndonjë përgjegjësi për çdo përmbajtje ose dëm ", shkroi Edwards.
Komentet e Edwards vijnë pas një intervistë të Mark Zukerberg javën e kaluar, në të cilën ai hodhi poshtë thirrjet për të futur një vonesë në përmbajtjen e livestream të Facebook dhe tha se përhapja e videos së Christchurch ishte rezultat i "aktorëve të këqij".