Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë thënë mendimet e tyre pas largimit të Azemit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.
Anita Haradinaj ka thënë se Azemi nuk e shfrytëzoi si duhet mundësinë e dytë që pati të rikthimit me biletën kthyese që i qëlloi kur doli si i eliminuar javë më parë.
“Më vjen keq për Azemin, ai e pati një mundësi për t’u rikthyer në shtëpi, nuk u rikthye me dinamika dhe furishëm ashtu si duhej, nuk e shfrytëzoi mundësinë e vet. Nuk e di pse nuk e gjeti kurajon që të vazhdonte lojën me një dinamikë tjetër, shpejt u tërhoq, këto ditë vetëm i numëronte kur do të dalë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, Bledi Mane theksoi se për të qenë një banor i fortë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova nuk do të thotë se duhet të jesh vetëm i mirë.
“Azemi la përshtypjen e një djali të qytetëruar, me edukatë dhe nuk bëhej pjesë e debateve të tepëruara në atë shtëpi. Por kjo nuk mjafton për të qenë një banor i fortë. Shtëpia është bërë shumë agresive dhe ne e shikojmë nga java në javë, koha po ngushtohet, banorët duan patjetër të jenë finalist”, ka thënë Mane./Klankosova.tv
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: