Vedat Muriqi ka pushtuar Spanjën këtë sezon bashkë me Kylian Mbappe-në, duke qenë dy golashënuesit më të mirë në ligë.
Ai sot ka vajtur me Real Mallorcën në “Camp Nou” për t’u ndeshur me Barcelonën.
Para se të niste takimi, komentatori i Artmotion, Engjëll Bërbatovci "ia ka bërë" hyrjen yllit dardan.
Ai ka vendosur t’i këndojë Piratit, si shenjë vlerësimi për formën e mrekullueshme nëpër të cilën po kalon por natyrisht ngjarja ka ndodhur "p
rapa skenave, dhe nuk ka qenë në transmetim LIVE".
“T’ka falë Zoti bukurije, sikur hana kur ndriçon
O ty golat t’paskan hije, o Vedat pirati ynë”.
Këtu mund të gjeni momentin kur Bërbatovci ia thotë këngës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.