Komediania e njohur amerikane, Kathy Griffin është shprehur se është diagnostikuar me kancer të mushkrive edhe përkundër asaj që nuk kishte qenë kurrë duhanpirëse.
Aktorja 60 vjeçare, këtë fakt e ka bërë të ditur përmes rrjeteve të saj sociale teksa ka potencuar se do t’i duhet që t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e një pjese të mushkërisë, pasi që mjekët janë shprehur optimist për një rezultat pozitiv, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"Unë kam kancer. Unë jam gati të hyj në operacion për të hequr gjysmën e mushkërisë sime të majtë. Po, kam kancer të mushkërive edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan", ka shkruar aktorja në fjalë.
Griffin ishte dy herë fituese e çmimeve Emmy, por ka qenë jashtë qendrës së vëmendjes që nga viti 2017, kur kishte humbur vendet e punës dhe sponsorizimet pasi kishte pozuar me një kokë të prerë të rreme që përshkruante Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shërbimi Sekret kishte hapur një hetim për incidentin, por asnjë veprim ligjor nuk ishte iniciuar kundër komedianes.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.