Joe Rogan është infektuar me koronavirus.
Komediani 54 vjeçar i cili është përballur me reagime të ashpra për mendimet e tij rreth marrjes së vaksinës në të kaluarën, zbuloi diagnozën përmes një videoje në rrjete sociale.
“Jam me COVID. Ju kërkoj ndjesë, por ne duhet të shtyjmë shfaqjen e Nashville në të dielën, 24 tetor. Shumë dashuri për të gjithë”, shkroi ai në video.
Ai gjithashtu tha se po ndjehet shumë i lodhur dhe ka dhimbje koke.
Joe Rogan mori reagime të ashpra në prill pasi tha: “Unë nuk jam person anti-vaksinë, në fakt kam thënë se janë të sigurt dhe inkurajoj shumë njerëz që t’i marrin ato. Por thash se pse një i ri, i shëndetshëm ka nevojë për të”, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.