14.01.2018 · përditësuar para 3100 dite1 min lexim
Komediani i njohur Aziz Ansari, i vlerësuar me çmime Golden Globe, është akuzuar për ngacmime seksuale nga një grua e cila pretendon se takohej me të vitin e kaluar, transmeton Klan Kosova.
Një artikull në “Babe” që flet për 23-vjeçaren, e quajtur vetëm si Grace për të mbrojtur anonimitetin e saj, përshkruan detaje të pakëndshme gjatë një takimi që dyshohet se u zhvillua gjatë vitit të kaluar pasi u takuan në një ndejë të Emmy Aëards.
Ajo pretendon se ai kërkoi numrin e saj të telefonit dhe ata shkëmbyen mesazhe për një javë përpara se të dilnin bashkë në shtator, e që përfundoi me lot.
Dyshja thuhet se ishin në një darkë, por Ansar “ishte i etur që të largoheshin nga vendi ku ishin”.
Ajo thotë se ata shkuan në banesën e tij dhe filluan të putheshin. “Në një sekondë, dora e tij ishte në gjoksin tim”. Ajo përshkruan se si Ansar përpiqej për të bërë seks me të.
Ajo më pas i kishte thënë komedianit se “nuk donte të ndihej e detyruar”. Pastaj Ansar e detyroi për të kryer një akt seksual, dhe në mënyrë të përsëritur e pyeti: “Ku dëshiron që unë të veproj?”.
Më pas, ajo thotë se u kthye në shtëpi të nesërmen duke u treguar miqve të saj rreth përvojës.
Ansar thuhet si dërgoi Grace një tekst mbrëmjen e ardhshme për t’i thënë se ishte “kënaqësi” që u takua me të.
Grace pretendon se u përgjigj: “Natën e kaluar mund të ishte kënaqësi për ty, por për mua jo”.
“Unë jam kaq i mërzitur që po dëgjoj këtë”, kishte thënë Ansar.
Grace tha për “Babe” se ishte e tronditur nga sjellja e Ansar, pasi ai kishte një reputacion për të qenë një njeri i zgjuar që respekton gratë.
Ansar ishte një nga shumë burrat që ka mbështetur #TimesUp, që synon të eliminojë sjelljet e këqija seksuale, në Golden Globe të këtij viti.
https://youtu.be/Whde50AacZs
https://www.youtube.com/watch?v=9lG4zjfBZ4E
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.