Frymëzimet janë te shumta te cilat na tregojnë çfarë aksesorësh te kombinoni me fustanet me kuadrate.
Një klasik gjate stinës se verës shume i dashur nga fashionistet ne te gjithë boten për stilin e tij bon ton dhe glamour ne te njëjtën kohe.
1. Fustani me kuadrate Vichy dhe çante e zeze
Te kombinoni një çante te zeze qe varet ne qafe me një fustan me kuadrate Vichy është shume e thjeshte. Për te kompletuar look-un preferoni një pale balerina te zeza me maje dhe do te keni një pamje te rafinuar.
2. Çanta e kuqe dhe fustani Vichy
Nëse keni një fustan me shpatulla te zbuluara me kuadrate bardhe e zi mund ta kombinoni atë shume bukur me një çante te kuqe duke kompletuar
veshjen me një pale sandale te sheshta ose me një pale prej thesi me take ortopedike.
3. Fustani Vichy dhe çanta prej kashte
Te kombinoni një çante prej kashte me një fustan te tille ne stilin chemisiser me kopsa përpara është me te vërtet e lehte. Me këtë veshje mund te përshtatni një pale sandale me rripa dhe me take te mesme.
4. Fustan me kuadrata dhe canta shopper
Për një look ne stilin e viteve 90' mund te kombinoni shume bukur një fustan me kuadrate me një çante shopper me shkrime. Një veshje e tille është me e përshtatshme për femrat ne moshe te re te cilat preferojnë te veshin një pale sneakers për te kompletuar look-un.
5. Fustan Vichy dhe çanta e punës
Preferoni një fustan midi me pala dhe mbani një çante pune tote minimal shik për te kompletuar look-un.
6. Çanta thes dhe fustani me kuadrate
Çantat ne forme thesi janë trendi i pranverë/verë 2017. Kështu me këtë model çante mund te kombinonin shume bukur një fustan me kuadrate dhe një pale sandale.